
Rreth Nesh

Komuna e Prishtinës është pronare e vetme e Ndërmarrjes “Gjelbër” Sh.A, në Prishtinë, me kapital publik. Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” Sh.A, është themeluar mbështetur në Ligjin Nr. 03/L-O87, "Për Ndërmarrjet Publike; Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/LO87, "Për Ndërmarrjet Publike", Ligjit Nr. 05/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087, "Për Ndërmarrjet Publike” i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111, po ashtu mbështetur në Ligjin Nr. 06/L-O16 për Shoqëritë Tregtare. Kompania është themeluar nga Komuna e Prishtinës më 29.05.1964 me aktvendimin nr. 01-10317 dhe është regjistruar në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë më dt. 30.07.1964 me aktvendimin nr. 290/64 në emërtimin Drejtoria e Gjelbërimit dhe Objekteve Sportive, si dhe vendimi për rithemelimin e ndërmarrjes Publike Komunale –“Hortikultura” Prishtinë të dt. 29.12.2005 me nr. 01.330-659.
Misioni dhe Vizioni
Gjelber Sh.A. është e përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytetin e Prishtinës duke u kujdesur dhe duke kultivuar hapësirat e saj të gjelbra. Misioni ynë është të jemi gardiani i shëndetit dhe mirëqenies mjedisore të qytetit, duke krijuar hapësira të gjelbëra të qëndrueshme dhe jetëdhënëse që kontribuojnë në mirëqenien fizike dhe mendore të komunitetit tonë. Përmes praktikave inovative, angazhimit të komunitetit dhe përkushtimit ndaj konservimit të mjedisit, Gjelbër Sh.A. synon të krijojë dhe të ruajë hapësira të gjelbëra që jo vetëm janë estetikisht të këndshme, por gjithashtu shërbejnë si qendra për rekreacioni, biodiversitet dhe një ndjenjë krenarie komunitare.
Gjelbër Sh.A. parashikon një të ardhme për Prishtinën, ku çdo cep i qytetit ofron një pamje të bukur dhe të shëndetshme për qytetarët. Vizioni ynë është të jemi lider në peizazhin e qëndrueshëm urban, duke vendosur standardet për menaxhimin e përgjegjshëm dhe efikas të hapësirave të gjelbra. Ne aspirojmë të krijojmë një qytet ku parqet dhe zonat e gjelbra janë ekosisteme dinamike, duke promovuar biodiversitetin, edukimin mjedisor dhe kohezionin e komunitetit.
Përveç peizazhit të qytetit dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra, misioni i ndërmarrjes është zgjërimi i fushëveprimtarisë së saj përmes aktiviteteve e projekteve të ndryshme për solucione të gjelbra urbane dhe praktikave mjedisore për të mbështetur qytetin në ruajtjen e mjedisit.
Pritoritet për ndërmarrjen do të jetë zhvillimi i çdo njësie funksionale me të cilën menaxhon dhe operon ndërmarrja, duke e rritur kontributin për komunitetin dhe profitin e ndërmarrjes. Zgjërimi i prodhimtarisë së bimëve dhe plehut organik, targetimi i projekteve inovative në lidhje me kauza për mjedis të qëndrueshëm në lidhje me përdorimin e dobishëm dhe tregtimi i tyre në sektorin privat. Me rëndësi të veçantë, do të trajtohet hartimi i projekteve dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijësimit të brezave të ndryshëm në lidhje me kujdesin ndaj mjedisit dhe mirëqenien e komunitetit, duke përfshirë aktivitete edukativo-arsimore në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse komunale, instituccione vendore, shoqata e organizata të huaja.

Bashkohu në mbrojtjen e mjedisit

Prishtina më Gjelbër jeta më e bukur.
Bashkohu në mbrojtjen e mjedisit

Prishtina më Gjelbër jeta më e bukur.

