Veprimtaritë

Në sferën e saj të veprimtarisë ndërmarrja është përgjegjëse për projektimin, ngritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në Komunën e Prishtinës. Për këtë arsye para se të gjithash do të jetë përgjegjëse për:

Aktivitetet e Mirëmbajtjes

  • Mirëmbajtja e zonave gjelbër rreth ndërtesave banimore dhe lagjeve të banimit
  • Aktivitetet e arkitekturës së peizazhit
  • Mirëmbajtja e fusheve sportive dhe stadiumeve
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e fontanave
  • Aktivitetet në lidhje me rekuizitat e parqeve dhe oborreve
  • Aktivitetet dekoruese të kopshtarie
  • Prodhimi i luleve, shkurreve, dhe drunjëve
  • Tregtia me shumicë e luleve dhe bimëve
  • Kulturat e perimeve, hortikultura, dhe fidanishtja për mbledhjen e kërpudhave pyjore
  • Pylltaria dhe prerja e drunjëve
  • Pastrimi sanitare
  • Mirëmbajtja e varrezave në territorin e Komunës së Prishtinës
  • Veprimtaria funerale dhe të ngjashme
  • Aktivitetet shërbimi për mirëmbajtjen dhe kujdesin e shesheve dhe rrugëve
  • Veprimtari të tjera rekreacioni
  • Mirëmbajtja e hapësirave publike
  • Aktivitetet tjera shërbyese

Përgjegjësitë Shtesë

  • Mirëmbajtja, menaxhimi dhe sigurimi i parqeve malore si Parku Kombëtar Gërmia, kompleksi i parkut malor Kërpa-Kravaricë, dhe kompleksi i Katundit të Ri, të cilat janë në mbrojtje të posaçme nga Komuna e Prishtinës
  • Rregullimi dhe mirëmbajtja e parqeve dhe zonave të gjelbëruara në territorin e Komunës së Prishtinës
  • Menaxhimi i tregjeve (Auto-tregu, tregu mobil, dhe tregu i drunjëve) të Komunës së Prishtinës

Njësia për mirëmbajtjen e Parkut të Gërmisë dhe Qendrës të Kompostimit

Qendra e Kompostimit gjendet në fshatin Butovc afër Parkut të Gërmisë. Të gjitha mbetjet organike të grumbulluara nga mirëmbajtja e hapësirave gjelbruese si gjethet, degët dhe rrënjët e thata, dërgohen në Qendër të Kompostimit për tu shnëdrruar në kompost për tu përdorur për pleh dekorativ dhe pleh organik më pas në hapësirat e njejta.

Lulishtja

Njësia e 'Lulishtes' është zanafilla e ndërmarrjes tonë, e cila u krijua në vitin 1964 për qëllimin e kultivimit të luleve dhe fidaneve dekorative. Lulishtja gjendet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë, ka gjithësej 20 punëtorë, përfshirë kultivues dhe aranzhier. Me kapacitetin e saj, lulishtja arrin ti kultivoj deri në 700 mijë lule të llojeve të ndryshme, të cilat mbillen në hapësirat publike gjelbruese në qytet.

Deponia e dheut

Në bazë të vendimit të datës 11.10.2022 nga Komuna e Prishtinës, për dhënien e lokacioneve për shfrytëzim të deponisë së dheut, ndërmarrja 'Gjelbër' menaxhon me deponinë e njejtë duke bashkëpunuar me shumë kompani ndërtimore në hudhjen e dheut kualitativ në lokacionet e caktuara. Planifikohet që pas mbushjes së terrenit me dheun organik, këto lokacione të shnëdrrohen në parqe dhe hapësira rekreative.

Menaxhimi i tregjeve

Njësia e 'Lulishtes' është zanafilla e ndërmarrjes tonë, e cila u krijua në vitin 1964 për qëllimin e kultivimit të luleve dhe fidaneve dekorative. Lulishtja gjendet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë, ka gjithësej 20 punëtorë, përfshirë kultivues dhe aranzhier. Me kapacitetin e saj, lulishtja arrin ti kultivoj deri në 700 mijë lule të llojeve të ndryshme, të cilat mbillen në hapësirat publike gjelbruese në qytet.

Mirëmbajtja e hapësirave publike

Ndërmarrja 'Gjelbër' është përgjegjëse për mirëmbajtjen e hapësirave publike në të gjithë territorin e Prishtinës. Kjo përfshin kujdesin për parqet, sheshet, zonat e gjelbra dhe të gjitha hapësirat e përdorura nga qytetarët. Ekipet tona të specializuara kryejnë punë të rregullta të kositjes, pastrimit, mbjelljes së luleve dhe bimëve dekorative, si dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes.

Mirëmbajtja e varrezave

Në bazë të Marrëveshjes të datës 09.10.2006 për bartjen e përgjegjësive për shërbimeve të mirëmbajtjes së varrezave nga NPK 'Pastrimi', ndërmarrja Gjelbër mirëmbanë hapësirat e gjelbra në varrezat e qytetit si dhe kryen shërbime të varrimit. Njësia e veçantë e NPL 'Gjelbër'mirëmbanë varrezat muslimane, ato katolike dhe ortodokse, si dhe hebrenje.

Shkarkoni Raportin Tonë

Për më shumë informacione rreth veprimtarive tona, ju mund të shikoni ose shkarkoni raportin tonë të plotë në formatin PDF.